“Mos mi hap këmbët me zor”/ Protestë në Tiranë kundër abuzimeve seksuale

Teksa në anën tjetër të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në sheshin “Skënderbe” tregohet forca ushtarake e stërvitjes më të madhe në rajon “Defender Europe 2021”, në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar një marshim protestë për fëmijët e abuzuar.

Protesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 4 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve.

“Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” “Mos mi hap këmbët me zor” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit. Me daulle e thirrje marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat