Në Roterdam të Holandës sot po zhvillohet nata finale e festivalit evropian të këngës, ku konkurrojnë 26 vende.
Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri më këngën “Karma”.
Këngëtarja performoi e dyta në radhë pas Qipros, duke ndezur skenën e Eurosong-ut me vokalin e saj imponues.
Anxhela këndoi shqip dhe interpretimi i saj u shoqërua me lëvizje sensuale dhe efekte vizuale të menduara në detaje.
Veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar dhe evropian.
Muzika nga Kledi Bahiti, teksti nga Olti Curri dhe performanca elektrizuese e Anxhela Peristerit, u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë duartrokitje të shumta.