Në një postim në rrjetet sociale, pak para se të bënte aksidentin, këngëtari Aleksandër Gjoka ka postuar një foto me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dako, të cilit i drejtohet miqësisht “Gjushi”.
Të dy shihen teksa konsumojnë alkool brenda një restoranti.
Në komente disa miq të tij, e pyesin nëse kjo fotografi do t’i prishë punë Dakos me kryeministrin Edi Rama.
Por këngëtari i sqaron se miqësia e tyre ka shumë vite, por “por kom qon i heshtur no publicitet”.