Arrestohet Aleksandër Gjoka

 

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

62-vjeçari është ndaluar në një nga rrugët e Tiranës mbrëmjen e djeshme dhe pasi i është bërë testi ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara duke u arrestuar.

Kjo nuk është hera e parë që Gjoka prangoset për këtë vepër penale, pasi edhe përpara rreth 2 viteve u arrestua për këtë arsye.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat