Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë “Rukja i Burrelit”. E përplasën në qendër të qytetit

Shpirti në Paqe Haqif Ruka🥲

Kush nuk e njihte Haqif Ruken (Rukja i Burrelit,) njeriun e mirë dhe të drejtë me shpirt të bardhë e me një jetë të zezë .

Kur ishte i ri emigroi drejt shtetit grek ku jetoi e punoi disa vite dhe ndihmoi shumë matjanë por si çdo shqiptar dhe Haqifi ishte pa dokumenta ku u kap nga policia greke dhe u dhunua barbarisht dhe që nga ajo kohë mbeti me trauma.

U rikthye nga Greqia ku qëndroi në Burrel ku e njohu gjith Mati dhe të gjithë gëzonin respekt për të pasi nuk i bëri kurr njeriu keq, nuk ofendoi kurr askend, nuk u bë kurrë njeri i bezdisur, nuk vodhi por jetoj me nder.

Nuk do e shohim më Haqifin në Burrel me veshjen e vecantë dhe me motorrin historik.

Sot Haqif Ruka është aksidentuar në qendër të qytetit të Burrelit nga një makinë që levizte me shpejtësi.

Lajmi është marrë nga burime jozyrtare por raportime të disa mediave dhe rapprtimet e kalimtarëve që kanë parë ngjarjen shpresojmë që lajmi të mos jetë i vërtetë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat