Delon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet servisit në pronësi të tij në zonën e Skelës.
38-vjeçari ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Në një video të siguruar nga pafiltra.com shihet teksa 38-vjeçari është i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohet bashkëshortja duke vajtuar.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia. Ambulanca transportoi të riun në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.