Shpallja ‘non-grata’/ DASH: Provat për Berishën i morëm nga mediat, OJQ-të dhe Edi Rama

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një përgjigje për gazetën SOT, ata kanë sqaruar se mbi çfarë bazash e kanë marrë vendimin për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit.

Në mënyrë të habitshme, në reagimin e tyre për gazetën SOT, thuhet se ata e kanë marrë vendimin bazuar te raportimet e mediave, nga Organizatat Joqeveritare dhe nga vetë qeveria e Edi Ramës.

“Korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimin lokal, rajonal dhe ndërkombëtar të OJQ-ve dhe shtypit, si dhe në hetimet që lidhen me përpjekjet e qeverisë antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

Ai është i njohur gjerësisht që ka përdorur fuqinë e tij për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij, kur veprimtaritë e tij të raportuara janë vënë nën hetim ose vëzhgim, ka treguar se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe llogaridhënies. Veprimet korruptive të Berishës vazhdojnë të bëjnë jehonë edhe sot në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin”, shprehet DASH.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryeministri ngriti padi ndaj kreut të DASH për shpifje, duke theksuar se dosja kundër tij është përgatitur nga Edi Rama.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat