SHKRESA ZYRTARE/ Kërkonte më shumë se 6 mln lekë dëmshpërblim! Sot u ekzekutua, Delon Troqe paditi Ministrinë e Financave në vitin 2017

Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme kishte paditur Ministrinë e Financave në vitin 2017. Troqe kërkonte kompensim nga Ministria e Financave për burgim të padrejtë, për një periudhë kohore prej 155 ditësh. Konkretish Troqe kërkonte 3 mijë lekë shpërblim për 155 ditë paraburgim dhe për 920 ditë të mbyllur në arrest shtëpie.
Në total, ai ka kërkuar 649 mijë lekë të reja dëmshpërblim (afro 6 milion e gjysmë lekë të vjetra). Padia është ngritur në vitin 2017, ndërsa nuk dihet se në favorin e cilës palë është vendosur.
Delon Troqe u vra mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat