‘Ku i dihet, mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi’, Atdheu rrëfehet në intervistë

 

Atdhe Xheravina ka qenë i ftuar së fundmi në “Kafe Shqeto”, ku ka treguar se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.

“Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dalë për t’u njohur”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë, një foto e dyshes bëri xhiron e rrjetit, pasi Atdheu kishte vendosur duart mbi barkun e Sarës dhe të gjithë dyshuan nëse ata do të bëheshin prindër. I pyetur në studio në lidhje me këtë lajm, Atdheu e mohoi të jetë e vërtetë.

“S’i dihet, në Europë kam jetuar, mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi. Në produksion u ktheva sepse më kërkuan vajzat rikthimin”, u shpreh Atdheu në lidhje me rikthimin e tij në “Për’puthen”, pas largimit nga programi.

Përsa i përket Antonelës, ai është shprehur se i kanë sqaruar gjërat dhe janë shokë bashkë.

“Me Antonelën i kemi sqaruar gjërat. Më mirë ta kem shoqe Antonelën se sa të dashur.”

Nga ana tjetër, duket se Atdheu e ka një personazh të njohur shqiptar të preferuar me të cilën do të donte të kishte një njohje një takim.

“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat