“Nuk është kiamet të mos udhëtosh në SHBA!”/ Çim Peka: Sorosi bëri fondacion me emrin e mamasë së Blinken…

Çim Peka, ka analizuar arsyet që sollën në shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA dhe përcaktimin e tij si “i korruptuar”.

Në televizionin Syri, ndërkohë që replikonte ashpër me Mentor Nazarkon, Peka deklaroi se nuk është ndonjë problem i madh “të mos udhëtosh në Amerikë” dhe se “Berisha nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse ai njeri mbrohet vetë”.

Por, kulmi i deklaratave të Pekës, ishte “zbulimi”, lidhur me Sorosin dhe mamanë e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Sipas Çim Pekës, George Soros, “ka themeluar në Hungari një fondacion me emrin e nënës së Antony Blinken”. Pra, pak a shumë gazetari po aludon se edhe Sekretari i Shtetit është nën ndikimin e George Soros, që e ka shumë inat Sali Berishën dhe kjo për rrjedhojë ndikoi në shpalljen non grata të tij…

Peka gjithashtu tha se shpallja e Berishës non-grata lidhet me dëshirën edhe të amerikanëve, për krijimin e një qeveria të përbashkët PS-PD, për të cilën Berisha nuk është dakord.

Çim Peka: Ajo që nuk duhet të ngatërrojmë, Berisha nuk ka nevojë për mbrojtje, se ai njeri mbrohet vetë. Pyetja që duhet të shtrojmë është, nëse PD mendon se ka nevojë për Berishën dhe nuk shkëputet prej tij, apo mendon se nuk ka nevojë dhe Berisha i jep kosto. Sali Berisha nuk ka nevojë të mbrohet, sepse nuk ka për çfarë të mbrohet, se nuk udhëtoi në Amerikë nuk është ndonjë kiamet. Nuk është goditje, por hapje rrugë për bashkëqeverisje. SHBA nuk ka shpallur non grata Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën.
…George Soros ka themeluar një fondacion në Hungari me emrin e mamasë ë Blinken (Sekretari i Shtetit).
George Soros nuk është peshë e lehtë për Sali Berishën. George Soros ishte peshë e rëndë edhe për Trump-in. E thotë gjithë administrata e tij. 
Kur është peshë e rëndë për presidentin amerikan, nuk qenka për ish kryeministrin shqiptar?
Ata që e relativizojnë ose ulin ndikim e tij e bëjnë me qëllim, janë pjesë e propagandës. Nëse ka një njeri në Ballkan që i ka qëndruar përballë është Berisha. 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat