Lajmi fundit/ Dënohet me 2 vite burg Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme mbyll gjyqin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. SPAK ka kërkuar dënimin e Llallës me 2 vite burg vendim i cili është miratuar.

Përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme.

Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur. Avokati theksoi se të gjitha blerjet e trojeve nga Llalla janë bëre përmes kontratave noteriale dhe se çdo shpenzim financiar i tij ka qenë në rrugë bankare.

“Për shumën rreth 7 mijë dollarë për lindjen e djalit në SHBA, pagesat janë bërë nga një mik i tii shqiptaro-amerikan, i cili erdhi dëshmoi para jush dhe po ju dorëzojmë faturat origjinale të pagesave në bankë”, tha avokati.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat