“Është pritë, mos dil”, paranoja e nënës së Endri Mustafës, çfarë i tha djalit natën e vrasjes

 

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Endri Mustafës në Livadhe në Shkodër.  Është mundur që të sigurohet  dëshmia e bërë nga bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingrid Mustafa e cila ka dhënë versionin e saj nga ajo çfarë kishte ndodhur një natë më parë në familjen Mustafa.

Sipas saj Endri prej disa kohësh ka qenë në kërkim pasi është dënuar për “fajde”, ndërsa në banesë ishte kthyer vetëm për Bajram më datë 13 maj. Ndërkohë ajo ka shtuar se më datë 14 në banesën e tyre ka ardhur 15-vjeçari Ergys Malja, i cili i ka bërë një bisedë për t’i shitur një qingj për 40 mijë lekë të vjetra. Paratë sipas saj, ia kishte marrë nënës. Ndërkohë Endri mësohet se i kishte thënë gruas se i kishte mbetur mendja tek një muhabet që i kishte bërë Ergys Malja.

Bashkëshortja e tij i është shprehur se i është drejtuar me fjalët “çfarë merresh me të, ai është fëmijë, është hajdut, pash Zotin mos u merr me të”.

Në atë kohë edhe nëna e Endrit ka qenë e pranishme në këtë bisedë ku i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë duke i thënë se rrezikohej të nxirrej në pritë.

“O mami, ruaju prej tij se po të bën ndonjë prapësi dhe të nxjerrë në pritë dikund”.

Endri i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka se çfarë t’i bëjë një fëmijë.

Nëna e tij më pas i ka thënë: “Ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti ky të ka thënë vetë që merr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë tjetër.”

Pas këtyre fjalëve Endri ka vendosur që të shkojë me 15-vjeçarin për në zonën e Livadheve për të marrë një sasi hashashi, ndërsa më pas dyshohet se i është bërë pritë nga Ibrahim Lici që e ka ekzekutuar në vend.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat