“Do doja ta njihja”, Atdheu shpreh publikisht pëlqimin për këngëtaren e njohur shqiptare

Atdhe Xheravina ka qenë i ftuar së fundmi në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ku ka treguar se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.

“Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t’u njohur”, u shpreh ai.

Përsa i përket Antonelës, ai është shprehur se i kanë sqaruar gjërat dhe janë shokë bashkë.

“Me Antonelën i kemi sqaruar gjërat. Më mire ta kem shoqe Antonelën se sa të dashur.”

 Nga ana tjetër, duket se Atdheu e ka një personazh të njohur shqiptar të preferuar me të cilën do të donte të kishte një njohje një takim.

“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat