Berisha non-grata, Lubonja: Një parti ka kapur totalisht shtetin, nuk shoh asnjë reagim nga SHBA

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministri Sali Berisha nga DASH ditën e sotme.

Lubonjës në “Real Story” u shpreh se Berisha duhet të ishte dënuar më parë, duke përmendur vitin 1997, por ai tha se një gjë e tillë nuk ndodhi, madje u quajt burrë shteti kur u bë kryeministër.

Për Lubonjës këtu ka shumë pikëpyetje, pasi qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë dhe për çfarë akuzohen konkretisht.

Lubonja: Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar. Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike. Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë. Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit.

Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim. Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat