Amnisti për gjobat e vendosura në kohën e shtetrrethimit, depozitohet nisma në Parlament

Në Parlamentin shqiptar është depozituar nisma për faljen e të gjitha gjobave të vendosura në kohën e pandemisë. Nisma është paraqitur nga ana e deputetit Myslim Murrizi, i cili e lidh atë me faktin se situata e pandemisë është në një fazë tjetër.

“Mendoj se në situatën e sotme pas vaksinimit të mbi 500 mijë shqiptarëve dhe kalimit në një fazë tjetër të emergjencës së pandemisë gati drejt hapjes së plotë, shoh që masat me karakter administrativ e kanë përmbushur qëllimin e tyre për të cilën u miratuan me Akte normative dhe mendoj se një ministri për të gjitha këto masa nuk cenon as autoritetin e shtetit, e as prek buxhetin e tij, por ndihmon dhe lehtëson qytetarët shqiptarë, të cilët në kushte dhe rrethana të caktuara për t’u shërbyer të afërmeve ose të detyruar nga gjendja ekonomike ju është dashur të shkelin disa rregulla strikte të vendosura me akte normative”, thuhet në relacionin e nismës së firmosur nga deputeti Murrizi.

Në këtë propozohet amnisti për të gjitha gjoba e vendosura si për shkeljet e mos mbajtjes së maskës, lokalet e baret, apo dhe personat që kanë qarkulluar me makinë jashtë orarit të shtetrrethimit. Tani i mbetet parlamentit të vendosë në do ta miratojë apo jo këtë propozim

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat