Ra në dashuri me përdoruesin e drogës, 22-vjeçarja nga Tirana tregon tmerrin që ka përjetuar

Një 22-vjeçare ka rënë në kurthin e rrjeteve sociale dhe përfunduar me urdhër të menjëhershme mbrojtjeje nga policia e Tiranës , mbas një lidhjeje të krijuar përmes internetit.

Vajza me inicialet N.N, me shkollë të lartë, lindur dhe banuese në Tiranë, e njohu partnerin në Instagram, por ajo që e priste më vonë ishte një lidhje ferri. Dhuna, përpjekjet e herëpashershme për ta kontrolluar e për t’i skeduluar agjendën, e kanë futur të renë në depresion deri ditën kur ajo është gjendur pas një muri.

Në një situatë kritike, e frikësuar dhe nën trysinë e përndjekjes, e reja është paraqitur në komisariatin nr. 3 ku dhe rrëfeu problemin e njëkohësisht kërkoi mbrojtje urgjente. Burimet e Gazetës “Si” hedhin dritë mbi denoncimin e të resë, që e nisi historinë në vitin 2019.

“E njoha djalin rreth tre vite më parë. Njihem edhe me prindërit e tij dhe me ta krijova marrëdhënie shumë të mira. Por ai ishte shumë xheloz , më kërkonte llogarinë në Instagram aty ku ne u njohëm, krijoi paranojë nga çdo kontakt në rrjetet sociale”, ka deponuar vajza.

E reja kujton se ish i dashuri e urdhëroi që ajo të mbyllte  rrjetet sociale.

“Gati gati e tha me kërcënim këtë gjë. Më pas zbulova se ishte konsumues i rregullt i drogës. Mendova që konsumonte rrallë, por pashë që merrte shpesh drogë me shiringë. Merrte kokainë“, ka thënë ajo.

Duke përshkruar ndjesitë e këtij zbulimi N.N i ka thënë policisë se gjatë lidhjes nën efektin e drogës, disa herë partneri kishte përfunduar në spital.

“Lidhja filloi normalisht, e la drogën, mirëpo xhelozia e tij nuk merrte fund. Më urdhëronte të mos dilja nga shtëpia. Një ditë kërkova të zbrisja për kafe me shoqet e mia që më prisnin, u bë i dhunshëm dhe kundërshtoi”, ka thënë ajo.

Mbas këtij momenti e reja rrëfen në komisariatin nr.3 sipas burimit që e citon atë, se ajo mori vendim që të distancohej. Por nga frika vendosi që ndarjen ta kryente gradualisht dhe jo menjëherë.

“E takoja njëherë në tre katër ditë derisa ta lija përfundimisht. Pastaj më rrallë ai po bëhej akoma më i dhunshëm dhe filloi rëndshëm alkoolin. Një ditë nga alkooli gjendja e tij u rëndua dhe e dërguan në spital. Aty vendosa t’i qëndroja pranë dhe t’i jepja dhe një shans lidhjes sonë dhe ne të dyve. Por kur u kthye, ai e la alkoolin dhe rinisi drogën, aty më përfshiu edhe mua”, thotë vajza nga kryeqyteti.

Më tej ajo dëshmon fundin drejt ferrit…

Fillova të marr antidepresantë në doza të mëdha, pasi nuk po e duroja dot situatën. Një natë bashkë me antidepresantët piva edhe alkool dhe të nesërmen kisha një gjendje humbjeje dhe të fikëti. Prindërit po përpiqeshin të më ndihmonin, më kërkuan që të mos dilja më, por doja ta ndihmoja dhe ta shpëtoja. E ndaj dola”, thotë vajza.

E reja tregon për prindërit se në këtë situatë ata të alarmuar e kanë kundërshtuar dhe kanë vendosur ta mbyllin në banesë. Kjo tentativë e prindërve për ta shpëtuar dhe distancuar dhe që e mbylli 22-vjeçaren brenda katër muajve, zgjati gjatë muajve të verës.

Në dosjen policore vajza ka deponuar: “Mbas verës fillova ta takoj e ta shoh sërisht djalin, ai po sillej i dashur me mua dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vazhduam kështu. Kur ai ngelej pa lekë vidhte ndonjë gjë dhe shfaqej. Në mars mësova se përmes mashtrimit ai i vodhi një fëmije 12 vjeç telefonin”.

Policia tregon në formë jo zyrtare se rezulton nga këqyrja e të dhënave hetimore se për këtë çështje, mbas kallëzimit të fëmijës përmes prindërve të tij, ai ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në paraburgim derisa gjykata e ka liruar.

‘I dashuri më mori në telefon nga burgu një natë dhe unë e ndihmoja me karta dhe I thashë se kur të dilte duhet të sqaroheshim bashkë. Por edhe kur doli vura re që ai nuk kishte ndyshuar aspak. “

E vendosur, 22-vjeçarja shton se i komunikoi ndarjen dhe se historia e tyre nuk mund të vijonte më.

“Por ai nuk e pranoi vendimin tim, dilte në rrugë, më kërcënonte, më deklaroi se ai nuk mund të jetonte pa e dashur unë, më gjuante. Mbrëmë trokiti në derë të shtëpisë në mesnatë, mami e hapi dhe u traumatizua kur e pa”, thotë N.N.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje prindërit e denoncueses që përmendin se nuk e dinin lidhjen sentimentale të vajzës , deri ditën kur kanë mësuar që ai ishte arrestuar për një telefon.

“I nxitur nga ky informacion delikat dhe I papranueshëm kur mësuam rreth profilit të tij shoqëror biseduam me vajzën dhe u dakordësuam që ajo të ndërpriste çdo lidhje me këtë person”, thotë i ati i cili mbasi konfirmon rrëfimin e të bijës për vizitën në mesnatë të djalit, kujton: “Po shkoja ta merrja vajzën në palestër , por në rrugë pashë një djalë që e tërhiqte nga krahët me forcë dhe për ta evituar konfliktin me këtë person njoftova dy efektivë që i ndesha në rrugë.

Policia thotë se vrapuan për ta kapur të riun por ai u largua me shpejtësi dhe për këtë arsye ai është shpallur në kërkim për përndjekje ndaj ish të dashurës 22 vjeçe.

Megjithatë historia nuk mbaron këtu….

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat