Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një deklarate kanë bërë me dije ditën e sotme se Sali Berisha është i shpallur non-grata.
Në vitin 2019, kryeministri Edi Rama teksa u përgjigjej akuzave se bashkëshortja e tij është aksionere tek Abi Bank do të deklaronte:
“ABI BANK është një bankë që monitorohet nga enti rregullator i bankave të Amerikes. nese bashkeshortja ime do ishte aksionere nuk do me lejonin ta kapercej oqeanin. Tani kam nje pyetje per ty Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Unë t’u përgjigja, tani më thuaj”, tha kryeministri.