Misteri i shpërthimit në Tiranë, telefonata të shumta drejt policisë/ Çfarë ka ndodhur

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë pak çaste më parë në Tiranë, në zonën e rrugës së Elbasanit, në kryeqytet. Gazetarja Alice Taylor, përmes një statusi në rrjetin social shkruan se ndodhet në rrugën e Elbasanit dhe të gjitha dyert dhe dritaret u drodhën.

Ajo shprehet se ishte tërmet për një sekond, dhe pati lëkundje më pas.

“Jam edhe në rrugën e Elbasanit, shumë zhurmë dhe të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën. Mendoi se ishte një tërmet për një sekondë, por ishte shumë i shpejtë. Goditje dhe pastaj lëkundje menjëherë pas”, shkruan gazetarja.

Në komentet e statusit të gazetares, një qytetar shprehet i shqetësuar dhe thekson se e ndjeu shpërthim afër QSUT-së duke u dridhur.

“Jam afër QSUT-së dhe e dëgjova atë duke u dridhur”, komenton qytetari.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka dal në terren, pas telefonatave të shumta të ardhura në adresë të saj nga qytetarë të shqetësuar. Por për momentin nuk ka asnjë informacion ose të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Burime nga policia bëjnë me dije se uniformat blu janë angazhuar në terren si dhe në rrugë të tjera operative për të zbuluar origjinën e këtij shpërthimi.

Deri tani nuk raportohet për një adresë të saktë, shkak apo pasojë. Ndërkohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar që lajmëron për ndonjë aktivitet apo operacion në kryeqytet

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat