E rëndë/ Manovrat e gabuara në rrugë u kushtojnë jetën 2 të rinjve

Manovrat e gabuara në rrugë, u ka kushtuar jetën dy të rinjve ditën e djeshme në Malësinë e Madhe. Së fundmi ABC ka siguruar edhe pamjet e këtij aksidenti tragjik, që u mori jetën Serxho Kukas, 22 vjeç dhe Eglis Delajt, 20 vjeç. Në këtë video të siguruar nga ABC shihet se të dy makinat e përfshirë në aksident bëjnë lëvizje të gabuara në rrugë, duke u kushtuar kështu jetën.

Makina tip “Audi” me drejtues V.N, shihet teksa ngadalëson shpejtësinë dhe tenton te kthehet në mes të rrugës, ku sinjalistika rrugore nuk e lejon, pasi vija ndarëse është e pandërprerë. Ndërkohë në fragmentin e sekondës, vjen makina tjetër tip “Benz” e përfshirë në aksident, me një shpejtësi marramendëse dhe duke kryer një parakalim të gabuar, përplaset me makinën tip “Audi” që po kthehej në mes të rrugës.  Në mjetin tip “Benz” me drejtues M.B 19-vjeç, udhëtonin pasagjerë Serxho Kukas, 21 vjeç dhe Eglis Delaj, 20-vjeç.

Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kukas., ndërsa shtetasi Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • M.B., 19 vjeç; •  V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat