“E mbaj unë përgjegjësinë”, zbulohen shkeljet e policisë që çuan në arrestimin e burrit nga padia e ish-gruas

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e qytetarit Ilirjan Petriti, i cili është denoncuar pa të drejtë nga ish-bashkëshortja për dhunë në familje, çka solli arrestimin e tij dhe masën e sigurisë arrest shtëpie.

Por gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Komisariatit të Policisë së Kavajës për të biseduar me oficerin e policisë gjyqësore Alban Nela, i cili ka marrë deklaratat e fëmijëve pa praninë e psikologut.

Ai thotë se nuk i kujtohet si çështje dhe ka marrë për bazë fletën e doktorit të Rrogozhinës.

Gjatë ballafaqimit me gazetaren përmes kamerës së fshehtë, OPGJ Alban Nela pranon se deklarimi i dy fëmijëve është marrë pa praninë e psikologes dhe e mban ai përgjegjësinë për këtë rast.

Gazetarja: Çfarë dokumentash keni patur për arrestimin e tij?

Opgj Alban Nela: Nuk i mbaj mend tashi. I keni aty. Nuk i mbaj mend. Kur ka ndodhur?

Gazetarja: Ka ndodhur në Qershor të vitit 2020.

Opgj Alban Nela: Po s’i mbaj mend unë. Sa ngjarje kalojmë ne kështu.Më vjen keq tashi.

Gazetarja: Po mirë, si bëhet një arrestim? Në bazë të kujt? Vetëm deklaratës së zonjës?

Opgj Alban Nela: Po edhe vetëm të zonjës, bëhet.

Gazetarja: Edhe bëhet arrestimi?

Opgj: Po kështu e parashikon Kodi i Procedurës.

Gazetarja: Po ju keni marrë një dokument nga mjeku?

Opgj Alban Nela: Po është marrë dhe dokumenti i mjekut.

Gazetarja: Nga cili mjek?

Opgj Alban Nela: Nga mjeku i urgjencës.

Gazetarja: Pse merret nga mjeku i urgjences?

Opgj Alban Nela: Po është në bazë të rregullave të reja, të udhëzimit mbi dhunën në familje.

Gazetarja: Që thuhet, se merret nga mjeku i urgjencës? Po mirë mjeku i urgjencës ka thënë thjesht një gërvishtje në buzë.

Opgj Alban Nela: Presupozon dhunë në familje.

Gazetarja: Po ai ka thënë, që nuk është për dhunë në familje, nga dokumenti i mjekut të urgjencës.

Opgj Alban Nela: Tashi nuk do bëjmë gjyqin këtu.

Gazetarja: Jo, nuk po bëjmë gjyqin. Thjesht po parashtrojmë faktet, që ju keni marrë për arrestimin e tij.

Opgj: Ti po bo gjyqin këtu tashi.

Gazetarja: Jo, nuk po bëj gjyqin. Po sqaroj disa të dhëna. Keni thënë, që është gjakosur, ka shkuar për t’u mjekuar në spital. Ajo nuk ishte gjakosur. Ishte gërvishtje në buzë.

Opgj: Janë proces-verbalet, janë fotografitë.

Gazetarja: Askush nuk e bën këtë përvec mjekësisë-ligjore të Tiranës. Dhe ju nuk mund të merrni nga urgjenca, sepse nuk është kompetencë e tyre të thonë, se si është pacienti.

Opgj Alban Nela: Fletën në fjalë e keni në dosje.

Gazetarja: Dhe një pyetje tjetër.

Opgj: Nuk më bëni dot më pyetje të tjera!

Gazetarja: Po, ta bëj pyetjen, se keni marrë deklaratat e dy fëmijëve pa praninë e psikologut.

Opgj Alban Nelea: Jo, nuk i kam marrë të dy fëmijët pa praninë e psikologut. Në prani të psikologut i kam marrë.

Gazetarja: Më thuaj, ku është firmosur nga psikologu këtu? Alesio është djali. Ku është psikologu?

Opgj: Avokati…

Gazetarja: Psikologu?

Opgj: S’është psikologu.

Gazetarja: Po si s’mund të jetë psikologu? Vajza…

Opgj: Vajza …është…një sekondë! Është pyetur në prani të Erida Çopës.

Gazetarja: Është koordinatore e viktimave. Psikologe është?

Opgj: Atë detyrë ka.

Gazetarja: Koordinatore e viktimave është psikologe?

Opgj: Për cdo veprim ne kemi komunikuar me të parët e kësaj pune.

Gazetarja: Po pra, po fëmijët nuk janë marrë në prani të psikologut.

Opgj: Psikologu, koordinatore. Ashtu si e ke aty, ashtu janë. Nuk është psikologu aty.

Gazetarja: Po, po kjo është shkelje, se janë fëmijë.

Opgj: Po shkelje, po e kam unë përgjegjësinë.

Gazetarja: E ke ti përgjegjësinë? Si mbahet përgjegjësia, kaq kollaj?

Opgj: Mirë e kam unë tashi. Ca të them unë.

Gazetarja: Apo thjesht me fjalë mbahet përgjegjësia?

Opgj: Jo me fjalë.

Gazetarja: Se të marrësh dy fëmijë të cilët thonë, që babai ka…

Opgj: Nuk janë dy fëmijë. Një fëmijë është me koordinatoren e prokurorisë.

Gazetarja: Është koordinatore, nuk është psikologe. Psi-ko-lo-ge duhet të jetë.

Opgj: Ka rolin e psikologes.

Gazetarja: Jo, nuk ka rolin e psikologes.

Opgj: E mbaj unë përgjegjësinë.

Gazetarja: Ok! Faleminderit!

Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, pasi personi është arrestuar në 28 Qershor 2020 dhe çështja është dërguar për gjykim në 5 Nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve.

TV KLAN

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat