“Burrë shteti”/ Vjen reagimi i parë nga PD pas shpalljes non-grata të Berishës

Pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Partinë Demokratike ka pasuar heshtja. I pari reagim publik që vjen nga selia blu është ai i kryedaktorit të gazetës zyrtare të PD, Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi. Në një reagim në rrjetet sociale, Kasmi e quan Berishën ‘burrë shteti’ ndërsa arsyet i lidh me qëndrimin e ish-kryeministrit për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi. Teksa ndan me miqtë edhe foto nga takimet e Berishës me dy presidentët amerikanë, George Bush 1 dhe të birin, George Bush 2, Kasmi thotë se vendimi kërkon sabotimin e paqes në rajon.

POSTIMI I PLOTË I BLEDI KASMIT:

Burre shteti dhe fotot “non grata”!
Te tjerat jane lobime te mafias rajonale ne sherbim te regjimeve Rama-Vuçiç dhe kunder interesave te shqiptareve dhe stabilitetit ne rajon, prandaj mos i merrni seriozisht sepse me kohen ato do te perfundojne atje ku e kane vendin…
Mos harroni. Berisha ishte i pari qe kundershtoi dhe luftoi kunder projektit Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, gje per te cilen po paguan koston e lobimeve te Beogradit dhe vartesit te tyre ne Tirane.
Ata po tentojne t’i rikthehen ketyre projekteve te coptimit te Kosoves dhe ne sherbim te saj, hapi i pare qe kane ndermarre
eshte qe ti mbyllin gojen Sali Berishes,.
Kjo nuk e demton imazhin e tij, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e “Kutise se Pandores” ne Ballkan duke u kthyer ne mbrojtjesin kryesor te paqes ne rajon ne te gjitha faktorin shqiptar..
Pra, nuk e kane me Sali Berishes, por me te gjithe ne, dhe ata qe nuk duan te hedhin ne ere paqen ne rajon.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat