Pa gjejeni pak me kë do të bashkëpunojë Tayna kësaj here?

Kaq shumë është folur lart e poshtë dhe më në fund duket se po bëhet realitet! Tayna do të bashkojë forcat me reperin e njohur Azet.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë postimi i fundit i menaxherit të saj Rinor Hykolli në Instagram.

Ai ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.

E marrim me mend që tani ç’bombë ka për të qenë!

Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të ndryshime gjatë kësaj periudhe, në të cilat dukej në formën më perfekte të mundshme.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat