Lejuan vjedhjen e energjisë, 1 arrestuar, pezullohen 2 elektriçistët

Një ish-inspektor i një kompanie private në Shkodër është arrestuar, ndërsa janë pezulluar nga detyra dy elektricistë të OSHEE në Lezhë, pasi akuzohen se përmes falsifikimit të faturave nuk kanë dokumentuar vjedhjet e energjisë elektrike.

Policia njofton se hetimet e operacionit “Faturisti” kanë zgjatur 6 muaj, ku u evidentua se këta persona gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”  për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë”, njofton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat