GJKKO dënon me 10 vite burg Moisi Habilaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për grupin e Moisi Habilajt duke dënuar 4 persona me 37 vite burg.

Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” i mbetur në tentativë, “trafikim i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturar kriminal dhe “Grupi i strukturar kriminal”.

Ndërsa Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj janë dënuar me nga 9 vite burg.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Nga startimi i hetimit të dosjes “Habilaj”, ku bazuar në përgjimet e italianëve SPAK akuzon 11 persona se u implikuan në kultivim dhe trafik hashashi.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat