Erdhi të shihte fëmijët për festë, kodi që nxorri nga shtëpia natën e Bajramit Endri Mustafën

Endri Mustafa u largua natën e Bajramit nga shtëpia e tij pas bisedës me 15 vjecarin i cili është vënë në pranga si bashkëpunëtor i kësaj vrasje.

Ai u denoncua i zhdukur prej 3 ditësh dhe vetëm ditën e djeshme trupi i të ndjerit u gjet në zonën e njohur si “Livadhe”, i vrarë me 7 plumba dhe I dhunuar para ekzekutimit.

Bashkëshortja e Mustafës ka deklaruar se ka qënë i mituri që e ka nxjerrë 32-vjecarin nga shtëpia drejt Livadhes dhe nga ai moment ajo nuk e ka parë më bashkëshortin.

“I ka thënë që nuk po shkruaj mesazhe. Por nëse të çoj foto kali ti dil tek dera. Dikush është pas tij që ia ka bërë. Ka lidhje me Lict?

Jam unë deklarata sa herë të duhet. Nuk ka lidhje. Kemi shkuar shumë mirë. Kemi pasur hyrje e dalje. Na kanë hapur derën kur kemi pasur nevojë. Për armën nuk e di.

Nga shtëpia doli me jelek. E përcolla deri tek dera. Burri im nuk u besonte askujt. Ai vinte një herë në 7 muaj dhe i kërkonte ndonjëherë kalin. Por kishte që në tetor 2020 që as kishte fol me të. Na ka ardhur ditën e Bajramit.

Erdhi për Bajram dhe se kishte kohë pa i parë fëmijët. Kishte kohë pa i parë,”-tha ajo për mediat.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat