Aristela i vë “ultimatum” Princit: Nëse vazhdon me këtë sjellje, nuk dal as me ty, as me Blerimin

 

Takimi mes Aristelës dhe Princit ka nisur me debate të ashpra pas përplasjes që patën në studio sepse Blerimi e cilësonte “mashtrues” dhe ai qeshte.

Princi i kërkoi falje gjatë takimit, por Aristela ka ende dyshimet e saj për Princin.

Aristela: Nëse vazhdon me këtë sjellje, nuk dua të dal më as me ty, as me Blerimin.

Princi: Ti mos më thuaj mua mashtrues se e di mirë sa e vërtetë është kjo gjëja. Apo gabohem?

Aristela: Kam dyshime nga ajo situata.

Princi: Nga një e qeshur të lindin dyshime.

Aristela: Ai të thotë 20 herë mashtrues, ti qesh.

Princi: Nuk kam dashur ta kthej në debat. Nuk dua, nuk jam person që zihem.

Aristela: Ai e di që ti mashtron dhe ti qesh.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat