Zbulohen identitetet/ Ja kush janë pronarët e kamionit që transportonte 6 miliard euro kokainë

 

 

Pjesë e një skeme të transportimit të një sasie të madhe të kokainës që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompaninë shqiptare, “MC Foods” ku aksionar janë dy biznesmen, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Kamioni me sasinë mbi 400 kg është kapur në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Operacioni i gjerë është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, shqipare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Një sasi e konsiderueshme e kokainës është sekuestruar sot nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri transitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat