Zgjedhja e një modeli flokësh dhe ndryshimi i shpeshtë i tij, tregon se ju jo vetëm doni të rifreskoni pamjen tuaj, por gjithashtu ju jep mundësinë që të pajtoheni me pamjen e re. Coco Chanel dikur ka thënë: “Një grua që pret flokët e saj është gati për të ndryshuar jetën e saj”. Nuk është vetëm çështje stili, sa edhe dëshirë e jashtëzakonshme për të rritur vetbesimin tuaj. Bright Side ju tregon më së miri shenjat që dëshmojnë se më shumë se kurrë është tani koha që të prisni flokët tuaj. Ndaj, nëse edhe ju vëreni se po përjetoni një nga këto shenja, është koha ta ndërmerrni këtë hap:
Majat e flokëve thahen më shpejt se pjesa tjetër
Kur filloni të vini re se fundet e flokëve tuaj thahen më shpejt se pjesa tjetër e flokëve, rezervoni një takim me parukierin menjëherë. Kjo nënkupton që krehjet e shpeshta të flokëve i kanë dëmtuar majat, ndaj ato nuk mbajnë lagështi dhe thahen shumë shpejt.
Modelet bishtkali dhe topuz i çrregullt janë bërë miku juaj më i ngushtë
Nëse këto dy modele flokësh janë pjesë e stilit tuaj të përditshëm, kjo thjesht do të thotë se ju keni mbarur punë me modelet interesante të flokëve dhe nuk ndiheni gati për të eksperimentuar. Lërini ato të marrin frymë, dhe shikoni me interes një model të ri dhe të freskët flokësh.