Kjo grua ka krijuar një pajisje anti-përdhunim: Një prezervativ ‘me dhëmbë’, për gra!

Kur një grua abuzohet, pajisja Rape-aXe do ngjitet tek vetë organi gjenital i një burrit dhe ai s’do mund ta heqë! Ky është një “prezervativ me dhëmbë, për gra” për të luftuar abuzimin.

Sonnet Ehlers, krijuesja e Rape-aXe kujton:

“Një grua erdhi në spital dhe ishte përdhunuar dhe më tha ‘Sikur të kisha pasur dhëmbë aty poshtë’.”

Ehlers krijoi pajisjen pas shumë vitesh pune me të mbijetuarat e abuzimit seksual.

“Nëse punon me viktima të përdhunimit dhe shikon sytë e tyre pa jetë. Trupi i tyre është i thyer, shpirti, zemra, çdo gjë është u është thyer dhe ti thua: Jo, kjo s’mund të vazhdojë kështu”, shprehet Sonnet.

Pajisja Rape-aXe ka një pjesë elastike që përmban brisqe të mprehta. Sipas Ethlers, “Është e ngjashme me një tampon”. E vendos në vaginë dhe qëndron pas labias dhe në momentin që abuzuesi penetron, nuk ka kthim pas, sepse gjëja e parë që bën është që tërhiqet dhe pajisja del jashtë viktimës, bashkë me penisin.

“Gjatë kësa kohe, abuzuesi do të kërkojë ta heqë pajisjen, do të hutohet dhe s’do kuptojë se çfarë i ndodhi dhe kjo është gjithë koha që i duhet viktimës për të ikur prej aty.”

Sigurisht, pajisja nuk rri përgjithmonë me abuzuesin, por mund të hiqet vetëm në një spital apo nga një mjek profesionist.

Për të parë se si funksionon ekzaktësisht pajisja, shihni videon e mëposhtme:

https://www.instagram.com/brutamerica/channel/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f094307c-e80e-4044-965f-9e850b5ce8f5

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat