Ayurveda – 3 llojet e njerëzve: Mëso cilit grup i përket që të dish çfarë të hash dhe si të jetosh

Ayurveda është një nga format më të vjetra në botë të mjekësisë holistike dhe përdoret gjerësisht edhe sot. Duke kombinuar shëndetin fizik, psikologjik dhe shpirtëror, Ayurveda përqendrohet në shërimin e gjithë trupit dhe bazohet te mendimi se dosha e një personi, një lloj humori trupor, përcakton personalitetin dhe shëndetin e tij.

Megjithëse Ayurveda përkthehet në “shkencën e jetës”, shumë profesionistë të shëndetit vënë në dyshim besimin te doshat personale për shkak të mungesës së provave shkencore. Ndërkohë, ithtarët e Ayurveda pretendojnë se përshtatja e praktikave shëndetësore specifike të doshas çon në ekuilibër dhe mirëqenie.

Ayurveda dhe dosha

Ayurveda bazohet në idenë se bota përbëhet nga pesë elemente – aakash (hapësirë), jala (ujë), prithvi (tokë), teja (zjarr) dhe vayu (ajër). Një kombinim i secilit element rezulton në tre humore, ose dosha, të njohur si vata, kapha dhe pitta. Këto dosha besohet të jenë përgjegjëse për shëndetin fiziologjik, mendor dhe emocional të një personi.

Vata

Vata përbëhet kryesisht nga dy elementet ajër dhe hapësirë. Vjeshta njihet si stina e tyre.

Njerëzit me humorin (dosha) vata përshkruhet si të imët, energjikë dhe krijues. Ata janë të njohur për të menduarit jashtë kornizave, por mund të shpërqendrohen lehtësisht. Për më tepër, përqendrimi i tyre varet shumë nga moti, njerëzit përreth dhe ushqimet që hanë.

Pikat e forta: mësojnë shpejt, janë shumë kreativ, bëjnë shumë detyra në të njëjtën kohë, kanë zemër të mirë, fleksibël, gjithmonë në lëvizje.

Dobësitë: ankth, janë të papërqëndruar, mund të mbingarkohen lehtësisht, shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit, kanë probleme me gjumin, oreks të çrregullt.

Sipas Ayurveda, për një shëndet optimal, një person i mbizotëruar nga vata duhet të ndjekë një rutinë të rregullt ditore, të menaxhojë stresin përmes meditimit dhe aktiviteteve të tjera qetësuese dhe të mbajë një temperaturë të ngrohtë të trupit duke shmangur motin e ftohtë dhe duke konsumuar ushqime dhe pije të ngrohta.

Kapha

Kapha bazohet në tokë dhe ujë. Këta njerëz mund të përshkruhen si të qëndrueshëm, të rëndë, të ngadaltë, të ftohtë dhe të butë. Pranvera njihet si stina e tyre.

Njerëzit me këtë dosha përshkruhen si të fortë, me kocka të trasha dhe të kujdesshëm. Ata janë të njohur për mbajtjen e gjërave bashkë dhe për faktin se janë një sistem mbështetës për të tjerët. Këta njerëz rrallë mërziten, mendojnë para se të veprojnë dhe kalojnë jetën në një mënyrë të ngadaltë, të qëllimshme.

Pikat e forta: empatikë, janë të kujdesshëm, të besueshëm, të durueshëm, të qetë, të mençur, të lumtur, romantikë.

Dobësitë: të prirur për të shtuar në peshë, metabolizëm të ngadaltë, plogështi, probleme me mbi-gjumin, çështje të frymëmarrjes, rrezik i lartë nga sëmundjet e zemrës, kanë nevojë për motivim.

Për shëndet të mirë, një person ku mbizotëron kapha duhet të përqendrohet në ushtrime të rregullta, një dietë të shëndetshme, të ruajë një temperaturë të ngrohtë të trupit dhe të krijojë një rutinë të rregullt të gjumit.

Pitta

E njohur për shoqërimin me një personalitet këmbëngulës, pitta bazohet në zjarr dhe ujë. Vera njihet si stina e tyre.

Njerëzit me pitta thuhet se zakonisht kanë një strukturë muskulore, janë shumë atletikë dhe shërbejnë si udhëheqës të fortë. Ata janë shumë të motivuar, të orientuar drejt qëllimit dhe konkurrues.

Pikat e forta: janë inteligjentë, kanë qëllime, mësojnë shpejt, dëshirë e fortë për sukses, udhëheqës të fortë, natyralë, metabolizëm të shpejtë, lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

Dobësitë: të paduruar, të prirur për konflikt, gjithmonë të uritur, ndryshim i humorit kur kanë uri, të prirur për puçrra dhe inflamacion, të ndjeshëm ndaj temperaturave të nxehta.

Për një shëndet të mirë, këta njerëz duhet të përqendrohen në ekuilibrin punë-jetë dhe të shmangin nxehtësinë ekstreme.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat