6 pjesë trupi që mund të jeni duke i larë gabim!

ëkura jonë është shtëpia e rreth 1.5 trilionë mikrobeve, por jo të gjithë janë të dëmshëm, madje disa janë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse disa pjesë trupi nuk ka pse t’i lajmë me sapun dhe disa të tjera duhet t’i lajmë rregullisht. Më poshtë gjeni gjithë gabimet që keni bërë në dush:

  1. Këmbët

Këmbët janë një nga pjesët e trupit që duhet të lahen me sapun. Sidoqoftë, shumë prej nesh e lënë pas dore këtë pjesë, duke menduar se ato do të pastrohen vetëm nga sapuni dhe uji që do rrëshqasin në trup. Hapësira midis gishtërinjve duhet të pastrohet plotësisht, pa marrë parasysh se çfarë lloj këpucësh ose çorapesh keni veshur. Për të shmangur përhapjen e baktereve dhe mikrobeve, duhet të lani gishtat e këmbëve me ujë dhe sapun dhe t’i thani me kujdes me një peshqir.

  1. Pjesa e pasme e qafës

Kjo pjesë e trupit tuaj shpesh mund të jetë e djersitur, veçanërisht nëse keni flokë të gjatë ose stërviteni rregullisht. Kushtet e favorshme si këto mund të jenë joshëse për bakteret. Kjo është arsyeja pse larja e pjesës së pasme të qafës çdo ditë është thelbësore.

  1. Sytë

Një mënyrë e sigurt për të pastruar qepallat dhe qerpikët është duke përdorur shampo për fëmijë/beba pa aromë. Përzieni rreth gjysmë lugë çaji shampo në një filxhan ujë të ngrohtë dhe zhyteni një leckë të butë. Fërkoni butësisht qepallat dhe shpëlajini ato me ujë më pas.

  1. Ijet

Sipas një dermatologu, ijet duhet të lahen çdo ditë. Kjo pjesë e trupit tuaj ka palosje dhe rrudha që mund të strehojnë baktere të dëmshme që mund të çojnë në qime të rritura, infeksione dhe erë të çuditshme.

  1. Poshtë thonjve

Të gjithë e dimë se sa e lehtë është për bakteret të “jetojnë” tek thonjtë. Lagni një pambuk (kunjë/pastrues veshi) me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe pastroni rregullisht zonën poshtë thonjve.

  1. Krahët dhe këmbët (kofsha)

Nëse nuk janë të pista, krahët dhe këmbët tuaja nuk kanë nevojë të lahen tërësisht çdo ditë. Lëkura në këto pjesë të trupit në përgjithësi nuk prodhon shumë yndyrë, kështu që pastrimi i tyre me sapun çdo ditë do ta lërë lëkurën  të thatë dhe të pajetë.

Burimi: Bright Side

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat