Pas lajmeve se janë bashkë, Graciano i dedikon fjalët e ëmbla Argjirës: E dija që në momentin e parë që do të ishte imja

 

Prej disa ditësh, në medias sociale ka qarkulluar lajmi se Argjira dhe Graciano janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Vetë çifti vendosë të flasë sot në rubrikën “Trotuar”, të emisionit “E Diell”, dhe të sqarojë publikun.

E pyetur nga moderatori, Edi Manushi, Argjira përgjigjet në siklet, “Po ju e dini të gjithë, pse pyesni”. Të njëjtën përgjigje kishte dhe balerin: “Ju e dini të gjithë, pse bëni sikur nuk e dini”. Kështu, ata zbulojnë se janë në një marrëdhënie prej kohësh dhe ndihen mirë me njëri-tjetrin.

Pa treguar shumë detaje nga historia e tyre, balerini rrëfen se “që në fillim e dija që do të ishte imja”. Por, theksojnë se nisi si një miqësi shumë e mirë dhe tashmë përveçse kolegë në programin “E Diell”, janë partnerë në jetë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat