Autorja e programit “Perputhen” Olsa Muhameti ka bërë një bisede virtuale me ata që e ndjekin në “Instagram”.
Olsa zgjodhi disa prej pyetjeve të kureshtarëve që pyesnin se çfarë do të bëhej me emisionin dhe personazhet e saj. Mesa duket fundi është afer sepse ajo lajmëroi që në qershor do përfundojë dhe në javën e ardhshme do përmbyllen edhe ngjarjet e personazheve të mbetura në program.
Po ashtu zbuloi se edhe ne fund të majit do të ketë një “ribashkim” të personazheve per t’u përballur, për t’u pajtuar apo për të thënë gjërat që nuk i thanë dot kurrë.
Dhe siç duket në fakt, në sezonin e ri do kemi beqarë të rinj në kërkim të dashurisë.
A do te dalin çifte apo do të dalin vetëm këngëtarë? Na mbetet vetëm të presim.