Kryesia vendosi: PD drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri më 13 qershor

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të demokratëve më 13 qershor. Vendimi i marrë pak minuta më parë, erdhi si propozim nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, por që pritet aprovimi i Këshillit Kombëtar.

Mesohet se, Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor.

‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV.

Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktua.

16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret

24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.

13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.

Kujtojmë se, Basha do të rikandidojë për kryetar të PD. Ndërkohë, përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin i cili ka zyrtarizuar kandidaturën. Teksa nuk kemi ende një emër konkret nga ‘Grupi për PD’.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat