Basha mbledh sot Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar/ Çfarë pritet të diskutohet?

 

Tri javë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD.

Mësohet se Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:00, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Në orën 19:00 do të zhvillohet një takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite. Kjo mbledhje vjen pas kërkesave të ‘Grupimit për PD’ për dorëheqjen e kryet të PD-së Lulzim Basha.

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha një ditë më parë tha se sot është dita ku demokratët do të shohin nëse PD do të rrëzojë Edi Ramën apo do të shërbejë si paterica e stabilokracisë.

“Nesër është një ditë e madhe për ne, pasi ekspozohet në Kryesi dhe Këshill Kombëtar qëndrimi i tyre për post 25 Prillit. Nesër demokratet e mësojnë nëse PD do seriozisht të rrëzojë Edi Ramën, apo kërkon te shërbeje si paterica e stabilokracisë në të njëjtën tepsi”, u shpreh Hoxha.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat