“O çfarë bëra, më vdektë goca!”, biznesmeni zbulon tronditjen e Marjus Demës pas vrasjes së shokut

Marjus Dema i dyshuar për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema mbrëmjen e 10 majit në lagjen “5 maji” në Tiranë, së bashku me katër persona të tjerë kanë dalë sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë pas vrasjes së Mehmet Qemës në zonën e 5 Majit.

Ndaj tij prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka. Xhuliano Koçi dhe Frenkli  Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.

Në dosjen që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë zbulohen dhe detaje nga vrasja që tronditi Tiranën.

Një nga dëshmitë është e një pronari servisi në atë lagje.

Ai ka dëshmuar se para se të mbyllte servisin e kishte marrë një person në telefon dhe I ka thënë: Plasi arma tek “shtëpia e bardhë”

“Sapo kishte dalë kishte parë disa djem që largoheshin në drejtime të ndryshime. Marjusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vdektë goca” dhe fliste në telefon.  Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante”, ka dëshmuar ai në prokurori.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat