Pothuajse të gjithë ish konkurrentët e Pëpruthen po i futen muzikës.
Pas Melisës dhe Anës, duket se edhe Jasmina ka gati këngën e saj. Këtë e ka zbuluar nëpërmjet një story në rrjetet sociale ku shfaqet në një studio muzikore dhe zbulon zërin e saj.
“I kujt është ky zëri”, shkruan ajo krahas videos.
Kujtojmë se edhe Anotnela ka treguar se e ka gati këngën e saj, të cilën do ta publikojë së shpejti.
Ky fenomen ka patur shumë reagime si nga ndjekës ashtu edhe këngëtarë e kantautorë të mirëfilltë, të cilët janë revoltuar që sot çdokush mund të publikojë një këngë, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin dhe muzikën.