Iu publikua “video e nxehtë” me Atdheun, Jasmina e “Përputhen” sqaron prapaskenat: Ai më njeh ish të dashurin 

 

Ish-konkurrentja e “Perputhen”, Jasmin Kadriu ka rrëfyer prapaskenat e videos që qarkulloi disa kohë më parë në rrjetet sociale, ku ajo shihej teksa mbante në prehër konkurrentin tjetër, Atdhe Xharavina.

E ftuar në “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Jasmina tha se Atdheu është një shok i mirë dhe se tek ajo video ka qenë edhe konkurrenti tjetër, Andi Artani, me të cilin Jasmina doli çift nga programi.

“E kam një shok shumë të mirë. Jo se njihemi më parë por kemi shoqëri të përbashkët. Shoku im i ngushtë është shoku i tij. Kur jemi sqaruar s’kemi pasur flirt kemi pasur shoqëri. Unë i njoh ish të dashurën ai më njeh ish të dashurën. Ka qenë ai që më ka ndihmuar, të fusja këmbët mirë e mirë. Asgjë më shumë. Videon që kam hedhur që e kanë bërë legjendë, ka qenë edhe Andi aty.”,-tha Jasmina.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat