Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Vasil shanto” në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar te stacioni i urbanit, ku për pasojë janë plagosur dy këmbësore, të cilat janë dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.