Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, taksistët dhe shoferët e furgonave në Korçë dalin në protestë: Po na gjobisin

 

Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë janë ngritur në protestë. Raportohet  se arsyeja që pretendojnë shoferët ësthë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.

Shoferët thonë se në 30 vite nuk kanë hasur problem të tillë, por javën e fundit rreth 60 shoferë janë gjobitur nga 5 deri në 25 mijë lekë të reja.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Korçës që  nuk lejon brenda rrethit udhëtimin e mjeteve taksi e furgon me pasagjerë për në kthim.

‘’Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba. Policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që çojnë të ardhura në familjet e tyre. Janë rreth 60 shoferë që kanë hasur së fundmi kë të problem.’’- thanë shoferët.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat