Kapet me 1 kg kokainë polici i RENEA-s në Tiranë

Një efektiv i RENEA-s, Xhulio Liçi është arrestuar me një kg kokainë ditën e sotme në Tiranë.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se bashkë me Licin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa efektivi dyshohet se kishte rolin e transportuesit./

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat