FOTO/ U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të forcave RENEA, i cili u ndalua duke transportuar 1 kg kokainë.

Burime bëjnë me dije se efektivi Xhuljo Liçi, prej disa javësh po mbahej nën vëzhgim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, në bazë të informacioneve të ardhura se ai merrej me trafikimin e kokainës.

Kolegët e tij pritën momentin që Liçi të arrestohej në flagrancë me lëndën narkotike, gjë e cila ndodhi pasditen e sotme.

Mësohet se Policia po kontrollon telefonat dhe banesat e të arrestuarve, për të zbuluar më tepër mbi rrjetin e shpërndarjes së kokainës në kryeqytet. Operacioni ende vazhdon.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat