“Të gjithë po bëjnë klipe”, Capital T thumbon këngëtarët e rinj

Çdo ditë industrisë muzikore i shtohen emra të rinj, që pavarësisht nëse kanë apo jo talent prodhojnë nga një këngë.

Kjo gjë nuk pritet mirë nga artistët me përvojë, që kanë vite në skenë e dinë të bëjnë dallimin mes artit të vërtetë dhe atij komercial.

Në lidhje me këtë situatë në tregun muzikor ka reaguar edhe reperi Capital T. Ai ka thumbuar këngëtarët e rinj dhe shprehet se më shumë ka “artistë” se njerëz “normal”, siç e quan reperi pjesën tjetër të shoqërisë.

“Gjithkush po bon kang e klipe e klikime e followersa. Ma shumë artista se njerëz normal. Edhe sa, edhe sa, edhe sa bohet mirë”, shkruan reperi në një postim.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat