Noizy zbulon surprizën e madhe që ka përgatitur për fansat

Ditën e sotme Noizy ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza.

Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit do të zbulohet së shpejti.

Për reperin ky është albumi më i preferuar deri më tani, ndaj të gjithë u bëmë super kurioz të mësojmë se ç’ka përgatitur këtë herë Noizy.

“Albumi është gati… Dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri tani. Së shpejti titulli dhe track list”, shkruan Noizy në një postim.

 

 

Para disa ditësh u përfol se reperi do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Elgit Doda. Ky i fundit publikoi një fotografi nga studioja dhe përkrah saj shkroi:

“Another one ft Noizy”, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat