Ç’duhet të dini për sindromën e tunelit karpal, që prek gratë shtatzënë dhe jo vetëm

Në daljet e fundit televizive, Eni Vasili u pa me një dorë të fashuar. Shumë njerëz menduan se gazetarja kishte thyer dorën, por në një video në Instagram Stories, ajo u shpreh se për shkak të shtatzënisë ka sindromën e tunelit karpal. Në vijim gjeni një udhëzues për këtë gjendje, e cila nuk prek vetëm gratë shtatzënë.

Çfarë është?

Sindroma e tunelit karpal është është një gjendje mjekësore që shkaktohet nga acarimi i nervit të kyçit.

Çfarë e shkakton?

Shkaku më i zakonshëm i këtij inflamacioni është një gjendje mjekësore që shkakton ënjtje në kyç dhe ndonjëherë pengon rrjedhjen e gjakut. Disa nga kushtet më të shpeshta që lidhen me këtë sindromë janë:

– diabeti
– mosfunksionimi i tiroides
– grumbullimi i lëngjeve nga shtatzënia ose menopauza
– çrregullime autoimune të tilla si artriti reumatoid
– fraktura ose trauma në kyçin e dorës

Cilat janë simptomat?

Simptomat kryesore mund të jenë mosfunksionimi i shpeshtë i dorës. Simptoma të tjera:

– mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhimbje në gishtin e madh dhe në tre gishtat e parë të dorës
– dhimbje dhe djegie
– dhimbje dore gjatë natës
– dobësi te muskujt e dorës

Si trajtohet?

Trajtimi i sindromës varet nga sa e rëndë është dhimbja dhe simptomat. Opsionet jokirurgjikale përfshijnë:

– shmangia e pozicioneve të vështira të dorës
– mbajtja e dorezave që mbajnë dorën në pozicion normal
– barna të lehta për dhimbjet ose të për zvogëluar inflamacionin
– trajtimi i gjendjeve si diabeti ose artriti
– injeksione steroide në zonën e kyçit

Kirurgjia mund të jetë e nevojshme në rast se ka dëmtime të mëdha të nervit.

Burimet: Mayo Clinic, Healthline

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat