Nuk ka qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i arrestuar. MOMENTI kur Policia e kap nga krahët

Të shtëna me armë zjarri në Durrës! “Kronika e zezë” duket se nuk ka fund ditët e fundit në vendin tonë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të dallohet vetëm që ngjarja ka ndodhur pranë një mjeti taxi, që është rrethuar nga efektivë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dy “maska” e kanë kapur prej krahësh një të ri, secili në dy anët dhe e shoqërojnë drejt furgonit të Policisë, në mënyrë që ta shoqërojnë në Komisariat. Duke marrë parasysh pamjet dhe ndërhyrjen e FNSH-ve, dyshohet se ngjarja mund të jetë operacion për kapjen e ndonjë personazhi “të fortë”, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat