Skrapari s’i bindet Ramës, LSI forcë e parë vetëm në fshatin e Metës

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise                       3547        53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim                     2174         32.79 %
Partia Demokratike                                         776           11.70 %

REZULTATI NË  ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim                     164         43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise                       157         41.76 %
Partia Demokratike                                         45           11.97 %

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat