E la për Diona Fonën, Jasmina rrëfen gjithçka për Andin

 

Duket se nuk ka qetësi për çiftin Jasmina dhe Andi.

Dyshja dolën nga programi dhe pikërisht kur u duk që jashtë rregulluan raportet, Jasmina sapo plasi ‘’bombën’’ duke i dedikuar një postim që sipas saj e demaskon.

‘’Dje Andi ka qenë i ftuar në ditëlindje, por iku drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh’’ shkruan Jasmina duke iu referuar këngëtares Diona Fona.

“Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxorët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar’.

Sa për ktë ‘’femrën’’ bota është rrumbullak’’ sot unë nesër ti’’, i drejtohet ish-konkurentja këngëtares Diona Fona, duke publikuar një fotografi që duket të jetë nga xhirimet e ndonjë videoklipi.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat