Zgjedhjet/ Kajsiu: Opozita u përball me partinë-shtet

Politologu Bledi Kajsiu, ka komentuar situatën politike në vend.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, Kajsiu teksa ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve thekson se në Shqipëri opozita gjithmonë përballet me partinë- shtet.

Më tej ai shton se Partia Socialiste kishte avantazh në zgjedhje, ndërsa për Partinë Demokratike, shprehet se nuk u ofroi një alternativë ndryshe qytetarëve.

“ Është ajo që pritej , nuk ka ndonjë ndryshim PD ka shpallur betejën për të vërtetuar dhe faktuar atë që e quan masakër elektorale, ndërsa për PS është një hap i mbyllur dhe ata po vazhdojnë drejt një hapi tjetër që është ai i shkarkimit të Presidentit. Le të shpresojmë që kjo betejë nuk do shërbejë për të hedhur transparencë mbi procesin zgjedhor, por as të pengojë betejën tjetër për të analizuar pse ndodhi çfarë ndodhi. Në Shqipëri opozita gjithmonë përballet me Partinë Shtet.

Të qenurit të pushtet të jep gjithmonë avantazhin e pushtetit, dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Këtu pati një përdorim të shtetit dhe të administratës për të fituar zgjedhjet, por pyetja lind a kishte PD një fabulë, a u ofroi opozita një alternativë ndryshe qytetarëve, kishte opozita organizimin e duhur, a ishte e duhur lëvizja që bëri me daljen nga Parlamenti? Opozita me vullnetin e saj  pabarazoi edhe më shumë.

Ndër të tjera thekson, Partia në pushtet ktheu në avantazhin e tyre pandeminë dhe tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.

“Vetë kodi elektoral që u miratua , tregoi  qartë se penalizoi opozitën. Krizën e tërmetit dhe pandemisë Rama I ktheu në avantazhin e vet. Hyri në zgjedhje me dy alternative. Disksursi real I Partisë Demokratike ishte  “Ne na erdhi radha”. PD qëkur hyri në garë, hyri duke pranuar se do jetë Parti e dytë jo parti e parë. Si mundet që një Parti si ajo Demokratike të synojë ta marrë pushtetin vete.”

Teksa ka folur dhe për djegien e mandateve të opozitës, Kajsiu shpreson që opozita të mos përsëris sërish të njëjtin gabim.

“PD e provoi këtë rrugë, dhe shpresoj që mos ta përsërisë edhe njëherë. PS i ka të gjitha pushtetet, shpresojmë që të mos marrë edhe presidencën. Regjimi i Ramës është shumë e dobët sesa projektohet, se vetë opozita  ka krijuar këtë gogolin ose mitin për të ofruar dobësinë e saj për të ofruar alternativë. Kjo është një qeveri e dobët sepse nuk ka legjimitet të thellë shtetëror.”

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat