“Unë përdor photoshop?”/ Ana Kauri iu përgjigjet kritikëve

 

 

Ana Kauri është një nga vajzat më të komentuara dhe të pëlqyera të showbizit. Bukuroshja ka treguar se është pa komplekse duke zbuluar ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë.

Së fundi në një foto të publikuar në rrjetet sociale ajo ka treguar se është akuzuar nga ndjekësit për photoshop.

Ana iu është përgjigjur të gjithëve me një video në Instastory, ku tregon se ajo nuk përdor photoshop.

“Përshëndetje miq, po shikoja pak komentet në foton time të fundit që kam postuiar dhe po më akuzonit për photoshop. Unë photoshop? Si ka mundësi thashë? Unë kam përdorur vetëm efektin e kamerës që është për ta larguar sa më shumë objektin ose për ta afruar. Gjithsesi do iu dërgoj një video dhe ta mësoni dhe ju”, është shprehur Ana Kauri.

 

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat